Sonte të gjitha rrugët çojnë në Gostivar – Çfarë do të kumtojë Taravari në tubimin e Aleancës për Shqiptarët?

Read Time:41 Second

Sonte 26 Qershor, Aleanca për Shqiptarët, ka paralajmëruar një tubim madhështor në Qendrën për Kulturë në Gostivar, duke filluar nga ora 20:00. Me thirrjen simbolike “Mblidhemi në Gostivar!”, partia fton përkrahësit të bëhen pjesë e një ngjarjeje që synon të përcjellë jo vetëm energji, por edhe drejtim të qartë politik.

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, do të mbajë një fjalim që pritet me interes të madh, në një moment kur partia është duke rishkruar rolin e saj në arenën politike shqiptare. Burime nga brenda partisë bëjnë të ditur se Taravari do të paraqesë elemente kyçe të platformës së re politike, do të japë qëndrime për rreshtimet e mundshme politike dhe do të adresojë pritshmëritë e qytetarëve për një përfaqësim më dinjitoz.

Gostivari n’💜 – 26 Qershor, ora 20:00, Qendra për Kulturë. Aleanca po thërret!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post SHTATË MINISTRA DHE BUXHET 20 HERË MË PAK! | Nga Rebalanci sërish e pëson Teatri dhe Biblioteka e Tetovës
Next post BDI: Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është një mashtrim institucional