“Temperatura deri 41 gradë”, njihuni me parashikimin e detajuar të motit për Maqedoninë e Veriut

Read Time:1 Minute, 5 Second

“Temperatura deri 41 gradë”, njihuni me parashikimin e detajuar të motit për Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të paqëndrueshme të motit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 33 deri në 41 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 41 gradë Celsius.

Të premten moti do të jetë shumë i nxehtë. Temperaturat ditore do të jenë mbi 30 gradë, në disa vende të caktuara pritet të kalojnë 40 gradë Celsius.

Vlera e indeksit UV do të jetë 9.

Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë paraqitje të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formën e stuhisë me erëra të fuqishme dhe kushte për breshër. Gjatë ditëve të fundjavës do të fryjë erë e mesme deri e fuqishme veriore, ndërsa temperaturat ditore do të ulen me 5-7 gradë në krahasim me të nesërmet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post ASH: Përdorimi i shqiptarëve si dekor elektoral dhe për të krijuar iluzion – turpi i VLEN-it
Next post Halil Snopçe: Ligji për përfaqësim është shndërruar në fasadë – mungojnë afatet, sanksionet dhe garantimi i barazisë