
Bexheti: VLEN dhe VMRO mbajnë përgjegjësi për manipulimet me fshirjen e diasporës
Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti deklaroi sot për Alsat se përgjegjësi rreth fshirjes së diasporës duhet kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN.
“Përgjegjësinë duhet ta kërkoni te vullneti politik i opozitës së atëhershme VMRO-DPMNE, tani pushtet që me një vendim të kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë, Arben Fetai, Izet Mexhiti dhe të tjerët fshinë diasporën edhe nga karakteri etnik, politik edhe financiar. Të jemi të hapur deri në fund, ky vendim që ka nënshkruar kjo Qeveri e Hristijan Mickoskit, ka ulur përqindjen e shqiptarëve nga 29.50% në 24 e diçka përqind. Përgjegjësi morale, mbi të gjitha duhet të ketë e tërë qeveria, por mbi të gjitha ministrat shqiptarë duhet të ndjejnë një përgjegjësi aq të madhe saqë për aspekt moral dhe përgjegjësi politike”, deklaroi Blerim Bexheti, koordinator i Frontit Evropian.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot po ashtu përmes një komunikate ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, një fushate të re të orkestruar kundër regjistrimit të popullsisë, duke e quajtur këtë një sulm frontal ndaj barazisë dhe rendit multietnik në vend.
Sipas BDI-së, kjo strategji po realizohet nga pjesë të koalicionit VLEN, në bashkëpunim të heshtur apo të porositur nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM, dhe ka për qëllim të minojë themelet e Marrëveshjes së Ohrit përmes diskreditimit të mekanizmave që garantojnë përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve.
“Kemi të bëjmë me një model të rrezikshëm dhe të përsëritur,” thuhet në deklaratë. Fillimisht partitë shqiptare të vogla relativizojnë ose kritikojnë një shtyllë të Marrëveshjes së Ohrit, për të përgatitur terrenin që ajo të sulmohet dhe rrëzohet nga partitë maqedonase.
Si shembuj konkretë përmenden Balancuesi, përdorimi i gjuhës shqipe dhe tashmë edhe regjistrimi i popullsisë, ku krijimi i një narrative për manipulim synon të justifikojë ndërhyrjet dhe mohimin e të dhënave zyrtare.
“BDI e denoncon me forcë këtë strategji të mirëkoordinuar që rrezikon rendin demokratik dhe bashkëjetesën,” thekson BDI, duke u bërë thirrje shqiptarëve dhe faktorit politik të jenë të vetëdijshëm për pasojat.
Të Tjera
Gazetari Ylber Jahiu: Kryetari Kasami më zhvendosi nga puna – Trysni ndaj fjalës së lirë
Gazetari dhe pronari i portalit informativ Top24.mk, Ylber Jahiu, ka bërë publike një masë administrative ndaj tij, të cilën e...
Radev: Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së
Maqedonia po e bllokon veten në rrugën drejt Bashkimit Evropian sepse nuk dëshiron të përmbushë kriteret për anëtarësim. Kjo u...
Faton Ahmeti dënon presionin e Bilall Kasamit mbi pronarin e Top24; Fjala e lirë nuk zhbëhet me urdhra – ajo vetëm bëhet më e fortë!
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit...
Uzariri: Ju mund të kërcënoni individin, por nuk mund ta ndalni një ide që ka lindur nga zemra e popullit.
Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit Top24 nga...
FC Shkëndija: Presim fitore
Para duelit të kthimit të eliminatoreve të UEFA Champions League, për pritjet e kuqezinjëve para mediave folën trajneri Beqiri dhe...
Bilall Kasami presion mbi pronarin e portalit Top24
Kretari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot me një urdhëresë është hakmarë pronarit të portalit Top24 për shkak të...
Average Rating