Kim Mehmeti: VLEN-i të gjitha i jep falas!

Read Time:55 Second

Nga: Kim Mehmeti

Përfaqësuesi e VLEN’it thonë se koha e BDI’së ka mbaruar, se populli është zgjuar, se shqiptarët nuk mashtrohen më!

Është e vërtet, koha e BDI’së mbaroi dhe ky popull u zgjua i trishtuar kur pa atë që nuk mund ta imagjinonte: se paska edhe më keq se t’i shesësh interesat kombëtare – ato t’ia japësh palës maqedonase falas.

Dhe ja, shqiptarët sërish u mashtruan nga VLEN’i thuajse më keq se sa nga BDI’ja. Në mos për hiçgjë tjetër atëherë shkaku se përderisa shisnin, BDI’stët fshiheshin dhe heshtnin, e këta të VLEN’it i dhanë të gjitha falas duke u mburrur dhe duke e mbrojtur plaçkitësin maqedonase nga shqiptarët.

Sidoqoftë tani duhet ndryshuar rrëfimin për babën i cili, kur i biri e pyet se çka shesin politikanët shqiptarë që kaq shpejtë pasurohen, i përgjigjet: biri im, ata shesin më të vlefshmen që kemi – interesat e popullit.

Këtij rrëfimi tani duhet shtuar risin që e solli VLEN’i: Por biri im, ne kemi edhe abdallenjë të cilët vetëm për një post ministri i flijojnë gjitha interesat kombëtare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post LSDM: Qeveria e Mickoskit mbron mafien urbane në Çair
Next post Bexheti: VLEN dhe VMRO mbajnë përgjegjësi për manipulimet me fshirjen e diasporës