
“Shqipëria, më afër se kurrë me BE-në, Rama nga samiti në Shkup: Do i përmbushim të gjitha detyrimet tona
Në nisje të takimit, BE – Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, i cili po mbahet në Shkup, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është më pranë Bashkimit Europian se kurrë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama: Sot jemi këtu për një tjetër ndalesë të rrugës së përbashkët, që lidhet me zbatimin e Planit të Ri të Rritjes, një plan i cili po ecën si duhet dhe po na afron për t’u lidhur më shumë me Bashkimin Europian. Ne jemi shumë krenarë, sepse kemi praktikisht përmbushur deri më tani, të gjitha pikat për zbatim dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit.
Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumëshekullore, do thosha dhe nga ana tjetër, më vjen mirë që ka një atmosferë të përgjithshme pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër. Nuk kemi qenë asnjëherë më afër, jemi shumë afër dhe besoj shumë që ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona, siç kemi paraparë edhe afatet me Komisionin Europian dhe plani i përbashkët do të realizohet plotësisht.
-Kryeministër Rama, çfarë prisni për Shqipërinë nga Plani i Rritjes?
Rama: Plani i Rritjes është shumë i qartë: ne duhet të japim rezultate, ata nga ana tjetër po ashtu. Ne po bëjmë pjesën tonë, ata të tyren. Kemi një mjet shtesë, që ka të bëjë me atë që është quajtur integrim gradual dhe po zbatohet. Për Shqipërinë, veçanërisht, po ecën shumë, shumë mirë.
-Si e vlerësoni situatën në Ballkanin Perëndimor aktualisht, zoti Rama?
Rama: E vlerësoj shumë mirë. Faleminderit!
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating