BDI: ZNAM dhe VMRO-DPMNE nuk lejojnë as ligji nënçmues i Karakamishevës të shkojë në Kuvend

Read Time:54 Second

BDI përmes një komunikate thekson se procesi i punësimeve në institucionet shtetërore po zhvillohet në mënyrë selektive dhe diskriminuese, ku shqiptarët mbeten të papërfaqësuar.

“Përditë e më shumë, përjashtimi i tyre po shndërrohet në praktikë të përhershme të kësaj qeverie. Në vend që të forcohet përfaqësimi i drejtë, Qeveria ka propozuar një zëvendësim të mekanizmit ligjor ekzistues (balancuesit) me një komision jofunksional që do të hartojë analiza vjetore. Ky model nuk garanton as përfaqësim, as zbatim të drejtë të ligjit, dhe as barazi.

– Advertisement –

Edhe ky version i dobët i ligjit nuk po dërgohet në Kuvend, çka dëshmon mungesë serioziteti dhe kapaciteti nga ana e mbetjeve politike të VLEN-it.

VLEN ka dëshmuar mungesë njohurish themelore për procesin legjislativ, ndërsa ZNAM dhe VMRO-DPMNE vazhdojnë të tallen me ta, duke angazhuar Karakamishevën për të përgatitur një ligj ofendues dhe nënçmues, dhe më pas, as atë nuk e dërgojnë në Kuvend”, reagon BDI.

Kjo parti kërkon nga institucionet përgjegjëse dhe faktori ndërkombëtar të ndjekin nga afër këtë situatë dhe të reagojnë ndaj regresit të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post ASH: Zbehje e qëllimshme e historisë shqiptare në programet e reja
Next post Mickoski: Gjuha dhe identiteti maqedonas po fshihen në mënyrë talibane, po aq keq edhe nëse ishte “moderne”