
Gjithsej 169 gjoba për shkelje të rregullave në trafik në Tetovë dhe Kumanovë
MPB Maqedoni njofton se dje (02.07.2025) në periudhën nga ora 16.00 deri në orën 22.00, Sektori i Çështjeve të Trafikut i Departamentit të Policisë së Uniformuar të Byrosë së Sigurisë Publike dhe Njësia Mobile për Siguri në Trafikun Rrugor kryen kontroll aksionar në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës dhe Kumanovës, për të sanksionuar shoferët që nuk respektojnë rregullat e trafikut.
Gjatë kontrollit, u sanksionuan 169 shoferë, nga të cilët 17 për vozitje pa leje drejtimi, 13 për vozitje të automjetit me leje të skaduar trafiku dhe dy shoferë për vozitje me kategori të papërshtatshme.
“U shqiptuan nëntë masa ndaj shoferëve që drejtojnë mjet motorik si shofer fillestar, pra me fuqi motori më të madhe se e lejuara, 73 sanksione për shoferë motoçikletash për mospërdorim të helmetës mbrojtëse, pesë masa për xhama të errët pa test A, tetë sanksione për sigurimin e transportit publik të udhëtarëve pa certifikatë mjekësore, u konfiskuan dy motoçikleta sipas nenit 344 të Ligjit për Trafikun Rrugor. Janë përgatitur raporte përkatëse për të gjithë shkelësit”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating