
Kovaçev: Temat mbi identitetin dhe gjuhën nuk kanë vend në një raport mbi një vend që aplikon për anëtarësim në BE
Eurodeputeti bullgar Andrei Kovaçev konfirmoi informacionin se me kërkesë të tre partive më të mëdha në Parlamentin Evropian – Partisë Popullore Evropiane (PPE), Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) dhe “Obnova”, fjalët “gjuhë maqedonase” dhe “identitet maqedonas” do të hiqen nga draft-raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut.
Lexo po ashtuMickoski: Gjuha dhe identiteti maqedonas po fshihen në mënyrë talibane, po aq keq edhe nëse ishte “moderne”
Ai, siç njofton “BGNES” thotë se temat e identitetit dhe gjuhës nuk kanë vend në raportin e progresit të një vendi që aplikon për anëtarësim në BE.
closevolume_off
“Tema të tilla çojnë vetëm në përçarje dhe hapin kutinë e Pandorës. Kjo konfirmohet në këtë rast të veçantë nga deklaratat e vazhdueshme të zyrtarëve qeveritarë në Shkup, dhe veçanërisht nga kryeministri Mickoski me manipulimet e tij rreth ‘identitetit dhe gjuhës shekullore’.
Qëllimi i pamaskuar i autoriteteve në Shkup ishte, në prag të zgjedhjeve lokale, të tregonin një triumf të pabesueshëm mbi ‘fqinjin lindor’ dhe në këtë mënyrë të shpjegonin pse do të bënin disa ndryshime kozmetike në Kushtetutën e tyre dhe do të përfshinin pjesërisht bullgarët në të.
Pavarësisht presionit dhe lobimit të paparë, një precedent i tillë nuk duhet të bëhet pjesë e raporteve të Parlamentit Evropian apo të ndonjë institucioni tjetër evropian. Në vend të kësaj, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të respektojë marrëveshjen e nënshkruar me Bullgarinë dhe të zhbllokojë punën e komisionit për histori. Atje duhet të diskutohen temat e historisë sonë të përbashkët, siç është shkruar në marrëveshje”, shkruan Kovaçev në Facebook.
Për këtë reagoi edhe kryeministri i RMV-së, Hrisitijan Mickoski i cili tha se heqja e fjalëve “gjuhë maqedonase” dhe “identitet maqedonas” nga draft-raporti për Maqedoninë është po aq e keqe sa të ishte përfshirë edhe termi “modern”.
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating