
Shaqiri: Rebalanci i Buxhetit anashkalon dhe përbuz shqiptarët!
Deputeti i ASH-së, Rijad Shaqiri, reagon ashpër mbi propozim-rebalancin e Buxhetit për vitin 2025. Sipas deputetit Shaqiri, me propozimin e rebalancit, shumica qeverisëse anashkalon dhe përbuz shqiptarët dhe projektet për vendbanimet me shumicë shqiptare.
“Në debatin e sotshëm për propozim-rebalancin e buxhetit për vitin 2025, paraqita vërejtjet e mia me fokus të veçantë se kemi një shkelje flagrante dhe nëpërkëmbje të zërave buxhetorë, ku pritej që nga propozim-buxheti i vitit 2025 të ketë financim të disa projekteve infrastrukturore në të mirën e qytetarëve shqiptarë”, sqaron deputeti Shaqiri dhe vazhdon se me këtë propozim buxheti, politikat zhvillimore për shqiptarët janë inekzistente.
“Edhe një herë kemi anashkalim dhe përbuzje të nevojave infrastrukturore, si dhe politikave zhvillimore të zonave të banuara shqiptare, edhe përkundër faktit që bizneset shqiptare dhe populli shqiptar kontribuojnë me një përqindje të theksuar në buxhetin e shtetit”, deklaron Rijad Shaqiri, deputet i ASH.
Në reagimin e tij, deputeti i ASH-së thotë se eurointegrimet as që duhen diskutuar me këtë propozim buxhet.
Deputeti Shaqiri ngre shqetësime edhe për projektet shëndetësore, sidomos për ndërtimin e klinikave.
“Qendrat klinike që ishin të parapara për t’u financuar në projekt-buxhetin e vitit 2025, sot janë vetëm pa mjete financiare”, mbyll reagimin e tij deputeti i ASH, Rijad Shaqiri.
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating