
Shkolla e Nerovës, shqiptarët e Krushevës falënderojnë ambasadorin Meidani
Banorët e Krushevës kanë falënderuar ambasadorin shqiptar Denion Meidani për ndihmën e madhe në zgjidhjen e çështjes së shkollës në Nerovë.
Në një postim në rrjrtet sociale, banorët thonë se angazhimi i drejtpërdrejtë dhe vendosmëria e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka rezultuar me një fitore konkrete për nxënësit dhe prindërit shqiptarë të fshatit Nerovë të Krushevës.
“Pas vizitës së tij në këtë lokalitet javën e kaluar, ambasadori Meidani i shoqëruar nga deputeti i zonës 5 nga Fronti Evropian, Musa Xhaferi, si dhe nga kryetari i Komunës së Dollnenit, Urim Ibeski, dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe premtoi përkrahje të plotë, ndërsa veproi menjëherë. Madje, në prani të banorëve, ai komunikoi drejtpërdrejt me zëvendëssekretarin për punë të përgjithshme në Qeveri, duke insistuar që çështja e shkollës të futet në rend dite të mbledhjes së ardhshme të ekzekutivit”, thuhet në postimin e banorëve të Krushevës.
Ky është një zhvillim i rëndësishëm për më shumë se 120 nxënës shqiptarë të shkollës fillore “Nikolla Karev”, të cilët deri tani mësonin në kushte jo të përshtatshme, vijon më tej njoftimi.
“Kur banorëve iu ndalua ndërtimi i objektit të ri – të ngritur me vetëfinancim – ata protestuan dhe fëmijët bojkotuan mësimin. Merita të posaçme i takojnë edhe ambasadorit të Shqipërisë për përkrahjen dhe vizitën që na bëri në këtë shkollë, vizitë që dha edhe rezultatet e para konkrete”, ka thënë ndërkohë Bexhet Babloku nga Bashkësia Lokale e Nerovës.
Ndryshe, disa ditë më parë, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani i shoqëruar nga deputeti i zonës 5 nga Fronti Evropian, Musa Xhaferi, si dhe nga kryetari i Komunës së Dollnenit, Urim Ibeski, kanë vizituar Nerovën ku u dëgjuan problemet nga ana e të pranishmive në lidhje me shkollën në fshatin Nerovë! Në këtë takim, ambasadori dhe deputeti Xhaferi kishin premtuar se problemi me shkollën e Nerovës do të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur.
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating