
ZNAM dhe VMRO-DPMNE negociojnë për koalicion në zgjedhjet lokale
Partnerët e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe ZNAM janë duke zhvilluar negociata për përkrahje të ndërsjellë në zgjedhjet lokale, respektivisht të kandidatëve të caktuar në disa komuna. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, njoftoi se nesër do të ketë takim me Maksim Dimitrievskin, ndërsa të dielën do të diskutohet në Komitetin Ekzekutiv të partisë.
“Po, nesër do të kemi takim fillestar me partinë politike ZNAM, të dëgjojmë dhe të shohim se cilat janë pritjet. Ne do t’i dërgojmë porositë tona. Të dielën kemi Komitetin Ekzekutiv të partisë do të transmetojmë në Komitetin Ekzekutiv të partisë atë që e kemi biseduar. Vazhdojnë konsultimet edhe me partitë politike të koalicionit të brendshëm, ndërsa më pas do të fillohen edhe konsultime me partitë politike të cilat duan t’i bashkohen VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e ardhshme”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Ndërkohë, partia ZNAM është optimiste për marrëveshje. Ndonëse negociatat nuk kanë përfunduar me VMRO-DPMNE-në, ZNAM që në fillim të qershorit nxitoi me njoftimin se kryetari i tyre Maksim Dimitrievski do të garojë për mandatin e dytë në Kumanovë, ndërsa plotësisht do të kenë një kandidat për një komunë në kuadër të Qytetit të Shkupit, por edhe në vendet tjera që ende nuk janë përcaktuar. Dimitrievski, paraprakisht njoftoi se bisedimet me partinë e Mickoskit pritet të përfundojnë në mes të muajit, ndërsa marrëveshja është e thjeshtë:
“Ajo do të nënkuptonte se atje ku ZNAM do të ketë kandidat të tij për kryetar komune, partnerët tanë nga VMRO-DPMNE do të marrin obligim ta mbështesin që në rrethin e parë, ndërsa në vendet tjera ku partnerët tanë do të kenë kandidat, ZNAM me anëtarësinë e saj dhe mbështetësit e saj do t’i mbështesë kandidatët e tyre”, u shpreh Maksim Dimitrievski, Кryetar i ZNAM.
Jo zyrtarisht, ZNAM është duke shqyrtuar mundësinë për të nxjerrë kandidatë të tyre, që do të përkraheshin nga VMRO-DPMNE-ja edhe në komunat Qendër dhe Kërçovë. /Alsat.mk
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating