
Ahmeti: Ambasadori i Shqipërisë e ka detyrim kushtetues dhe kombëtar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Intergrim, Ali Ahmeti, ka shprehur publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale vlerësimin dhe mbështetjen e tij për ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Denion Meidani.
”Ambasadori i Shqipërisë nuk ka vetëm një rol diplomatik formal, por një detyrim kushtetues dhe kombëtar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen, përfshirë edhe jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë.
Kjo nuk është çështje dëshire apo vullneti personal, por një obligim që buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga misioni historik i shtetit shqiptar për të qenë pranë çdo shqiptari, pavarësisht nëse ndodhet në Shqipëri, në rajon apo në diasporë.
Çdo përpjekje për ta sulmuar këtë angazhim, apo për ta interpretuar si ndërhyrje, është jo vetëm keqkuptim i qëllimshëm, por edhe një shërbim i drejtpërdrejtë ndaj kauzave antikombëtare. Shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë nuk janë ‘të huaj’ për shtetin shqiptar, ata janë pjesë e pandashme e kombit tonë dhe meritojnë kujdesin e plotë institucional”.
Të Tjera
Gazetari Ylber Jahiu: Kryetari Kasami më zhvendosi nga puna – Trysni ndaj fjalës së lirë
Gazetari dhe pronari i portalit informativ Top24.mk, Ylber Jahiu, ka bërë publike një masë administrative ndaj tij, të cilën e...
Radev: Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së
Maqedonia po e bllokon veten në rrugën drejt Bashkimit Evropian sepse nuk dëshiron të përmbushë kriteret për anëtarësim. Kjo u...
Faton Ahmeti dënon presionin e Bilall Kasamit mbi pronarin e Top24; Fjala e lirë nuk zhbëhet me urdhra – ajo vetëm bëhet më e fortë!
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit...
Uzariri: Ju mund të kërcënoni individin, por nuk mund ta ndalni një ide që ka lindur nga zemra e popullit.
Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit Top24 nga...
FC Shkëndija: Presim fitore
Para duelit të kthimit të eliminatoreve të UEFA Champions League, për pritjet e kuqezinjëve para mediave folën trajneri Beqiri dhe...
Bilall Kasami presion mbi pronarin e portalit Top24
Kretari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot me një urdhëresë është hakmarë pronarit të portalit Top24 për shkak të...
Average Rating