Bilall Kasami ironizon me ambasadorin Meidani: “Mos e kërcënoi shtetin me armë bërthamore?”

Read Time:1 Minute, 21 Second

Bilall Kasami ironizon me ambasadorin Meidani: “Mos e kërcënoi shtetin me armë bërthamore?”

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar me tone të ashpra dhe ironi ndaj përfshirjes së ambasadorit të Shqipërisë në Shkup në çështjen e shkollës së Nerovës, duke lënë të kuptohet se zgjidhja e problemit u atribuua padrejtësisht ndërhyrjes diplomatike dhe jo punës së institucioneve të Maqedonisë së Veriut.

“Është për t’u habitur se si ambasadori e zgjidhi këtë problem. Nuk e di a ndërtoi objektin apo legalizoi tokën apo e kërcënoi shtetin ndoshta me ndonjë armë bërthamore që shteti pastaj të marrë masa adekuate. Mendoj se janë lojëra shumë të ulëta,” deklaroi Kasami.

Ai theksoi se zgjidhja e këtij problemi është rezultat i vullnetit të qeverisë aktuale dhe jo meritë e diplomacisë shqiptare.

“Edhe këtë rast, shkolla e Nerovës u zgjidh si rezultat i vullnetit pozitiv të kësaj qeverie. Një problem i trashëguar nga qeveria paraprake, pa shumë zhurmë, pa shumë bujë… Ata kanë mashtruar, ne po realizojmë në përditshmëri projekte.”

Kasami u shpreh gjithashtu skeptik për rolin e ambasadorit shqiptar në këtë çështje, duke aluduar se ndërhyrja e tij mund të jetë pjesë e një agjende politike të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

“Uroj që kjo të mos jetë agjendë e ambasadorit, por të jetë një dëshirë e Bashkimit Demokratik për Integrim për të keqpërdorur një post kaq të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë, siç është ambasadori dhe Ambasada e Shqipërisë.”

Këto deklarata vijnë në një klimë të tensionuar politike në vend, ku rivaliteti mes VLEN dhe BDI-së është intensifikuar edhe në raport me përfaqësuesit diplomatikë të shtetit shqiptar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Mickoski paralajmëron tatim shtesë për të pamartuarit në Maqedoni
Next post Nëna bashkë me vajzën e mitur rrihen nga një person në Tetovë