
Kasami i sigurt në përkrahjen e VMRO-së për zgjedhjet lokale
Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në pyetjen e gazetarëve nëse si koalicion VLEN në zgjedhje lokale do ta marrin mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të kryetarit të komunës tha se kjo do të konkretizohet në periudhën e ardhshme. Një disa media u bë e ditur madje se VMRO-DPMNE nuk do të ketë kandidatë për kryetar komune në qytetin e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës.
“Në përgjithësi, koalicioni funksionon, ndërsa ka shumë shembuj ku bashkëpunimi është korrekt. Po ashtu, si deri tani, do të ketë bashkëpunim midis partnerëve të koalicionit, në këtë rast VMRO -VLEN. Ky bashkëpunim, thuhet se në periudhën e ardhshme, siç afrohen zgjedhjet do të konkretizohet, por në përgjithësi ka një marrëveshje që do ta mbështesim njëri-tjetrin edhe në zgjedhjet lokale”, theksoi Kasami nga një aktivitet në Tetovë.
Sipas tij ende është herët për të mësuar se cili kandidat në këtë qytet do ta ketë mbështetjen.
“Për kandidatë konkret nuk është biseduar. VLEN ende nuk ka caktuar kandidatë se ku dhe me kë do të kandidojë, për të ditur se si do të ecë konkretisht bashkëpunimi, pasi që formalisht bashkëpunimi është në nivel lokal“, theksoi Kasami.

Të Tjera
Gazetari Ylber Jahiu: Kryetari Kasami më zhvendosi nga puna – Trysni ndaj fjalës së lirë
Gazetari dhe pronari i portalit informativ Top24.mk, Ylber Jahiu, ka bërë publike një masë administrative ndaj tij, të cilën e...
Radev: Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së
Maqedonia po e bllokon veten në rrugën drejt Bashkimit Evropian sepse nuk dëshiron të përmbushë kriteret për anëtarësim. Kjo u...
Faton Ahmeti dënon presionin e Bilall Kasamit mbi pronarin e Top24; Fjala e lirë nuk zhbëhet me urdhra – ajo vetëm bëhet më e fortë!
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit...
Uzariri: Ju mund të kërcënoni individin, por nuk mund ta ndalni një ide që ka lindur nga zemra e popullit.
Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit Top24 nga...
FC Shkëndija: Presim fitore
Para duelit të kthimit të eliminatoreve të UEFA Champions League, për pritjet e kuqezinjëve para mediave folën trajneri Beqiri dhe...
Bilall Kasami presion mbi pronarin e portalit Top24
Kretari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot me një urdhëresë është hakmarë pronarit të portalit Top24 për shkak të...
Average Rating