Mexhiti: Nuk e përjashtoj mundësinë të kandidojë për kryetar të Çairit

Read Time:1 Minute, 1 Second

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, është shprehur se nuk e përjashton mundësinë që të kandidojë për kryetar të Komunës së Çairit. Në emisionin “24 analiza” tha se janë duke rrjedh anketat brenda partiake, ndërsa shtoi se presin fitore në më tepër komuna me shumicë shqiptare.

“Po analizojmë terrenin dhe dëshirojmë që të gjejmë zgjidhje më të mirë dhe në bazë të kësaj do të veprojmë. BDI dëshiron për Çairin ta kandidoj Bujar Osmanin dhe është e qartë se kandidatë tjetër nuk është në lojë, ndërsa për ne është e rëndësishme ta fitojmë Çairin. Po bëhen analiza, nuk e përjashtoj mundësinë të kandidojë për kryetar të Çairit”, ka deklarur Mexhiti.

Mexhiti tha se në bllokun shqiptar, gara është në 17 komuna dhe se presin të fitojmë shumicën.

“Gjithashtu presim fitore në Tetovë, Çair, Gostivar, Dibër, Strugë. Partnerët qeveritarë po ndihmojnë njëri-tjetrin, nuk kemi negociata për mbështetje në rrethin e parë dhe nuk kemi asnjë marrëveshje. Marrëveshja për rrethin e dytë është gjithmonë e vlefshme. Nuk kemi nevojë të negociojmë për të shkuar me kandidatë të përbashkët, do të shkojmë me kandidatë të veçantë. Tani po analizojmë terrenin, duam të gjejmë zgjidhjet më të mira dhe në bazë të kësaj do të veprojmë”, tha Mexhiti.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Ramadani: Kur Parlamenti Evropian flet për “Botën Serbe”, dikush këtu merret me ambasadorin shqiptar…
Next post Bajram Rexhepi reagon ndaj Kasamit: Sulm i “sulm i botës serbe” ndaj shtetit shqiptar!