
Qindra falënderime për Ambasadorin Meidani: Nerova i bashkohet në mirënjohje
Rrjetet sociale janë mbushur me dhjetëra mesazhe falënderimi nga prindër, nxënës dhe banorë të fshatit Nerovë, pas lajmit të mirë për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar të legalizimit të objektit shkollor në këtë lokalitet, shkruan Flaka
Në fokus të falënderimeve është Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, për angazhimin e tij të drejtpërdrejtë dhe të paekuilibruar në favor të të drejtave të komunitetit shqiptar.
“Urime për Nerovën! Faleminderit të gjithëve, veçanërisht Ambasadorit të Shqipërisë, z. Denion Meidani”, shkruan Ferdi Jusufi në një reagim publik.
Edhe mësimdhënësi Faton Izeiri nuk i fsheh emocionet: “Urime për banorët e Nerovës! Falënderim të veçantë për Ambasadorin Meidani, që na qëndroi pranë në këtë betejë.”
“Merita të posaçme i takojnë edhe Ambasadorit të Shqipërisë për përkrahjen dhe vizitën që na bëri në këtë shkollë, vizitë që dha edhe rezultatet e para konkrete,” – u shpreh Bexhet Babloku nga Bashkësia Lokale e Nerovës.
Përmes një angazhimi të dukshëm në terren dhe lobimit të vazhdueshëm, ambasadori Meidani luajti një rol kyç në finalizimin e procedurave për legalizimin e shkollës – një çështje që prej kohësh i kishte penguar fëmijët e Nerovës të ndjekin mësimin në kushte të dinjitetshme.
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating