
Ramadani: Kur Parlamenti Evropian flet për “Botën Serbe”, dikush këtu merret me ambasadorin shqiptar…
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Blerant Ramadani përmes një postimi në prifilin e tij ka komentuar situatën me ambasadorin Denion Meidani duke shkruar se ” Në një kohë kur draft-rezoluta e Parlamentit Evropian alarmon për rrezikun real të ndikimit destabilizues të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut, disa qarqe këtu zgjedhin të merren me Denion Meidanin, një ambasador i cili nuk qëndroi në zyrë, por në mesin e qytetarëve, në zemër të Çarshisë!” shkruan Top24
Blerant Ramadani
Kur Parlamenti Evropian flet për “Botën Serbe”, dikush këtu merret me ambasadorin shqiptar
Në një kohë kur draft-rezoluta e Parlamentit Evropian alarmon për rrezikun real të ndikimit destabilizues të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut, disa qarqe këtu zgjedhin të merren me Denion Meidanin, një ambasador i cili nuk qëndroi në zyrë, por në mesin e qytetarëve, në zemër të Çarshisë!
E çuditshme? Aspak. Kjo është logjika e pushteteve të tronditura nga e vërteta. Nga një ambasador shqiptar që përfaqëson me dinjitet shtetin e tij dhe i jep zë një fryme të re ballkanike, jo “serbe”, por demokratike, njerëzore dhe europiane.
Në vend se të merremi me pasojat që koncepti i “Botës Serbe” po sjell në institucione, në retorikë, në diskriminime të reja për popujt tjerë dhe demokracinë, dikush e ka më lehtë të gjuajë me gur mbi një njeri që u bë simbol i komunikimit të hapur dhe të drejtpërdrejtë me popullin.
Ne i bëhemi krah ambasadorit Meidani dhe çdo zëri tjetër që përfaqëson të vërtetën, drejtësinë dhe interesin real të shqiptarëve si dhe të popujve të Ballkanit në tërësi për një të ardhme të përbashkët në Evropë, jo në hijen e projekteve të vjetra hegjemoniste.
Kujt i pengon ambasadori Meidani? Po ndoshta të njëjtëve që u pengon edhe raporti i Parlamentit Evropian.
Të Tjera
Gazetari Ylber Jahiu: Kryetari Kasami më zhvendosi nga puna – Trysni ndaj fjalës së lirë
Gazetari dhe pronari i portalit informativ Top24.mk, Ylber Jahiu, ka bërë publike një masë administrative ndaj tij, të cilën e...
Radev: Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së
Maqedonia po e bllokon veten në rrugën drejt Bashkimit Evropian sepse nuk dëshiron të përmbushë kriteret për anëtarësim. Kjo u...
Faton Ahmeti dënon presionin e Bilall Kasamit mbi pronarin e Top24; Fjala e lirë nuk zhbëhet me urdhra – ajo vetëm bëhet më e fortë!
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit...
Uzariri: Ju mund të kërcënoni individin, por nuk mund ta ndalni një ide që ka lindur nga zemra e popullit.
Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit Top24 nga...
FC Shkëndija: Presim fitore
Para duelit të kthimit të eliminatoreve të UEFA Champions League, për pritjet e kuqezinjëve para mediave folën trajneri Beqiri dhe...
Bilall Kasami presion mbi pronarin e portalit Top24
Kretari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot me një urdhëresë është hakmarë pronarit të portalit Top24 për shkak të...
Average Rating