Taravari: Ambasadori Meidani, një zë i fuqishëm për kauzën shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Read Time:39 Second

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale vlerësimin dhe mbështetjen e tij për ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Denion Meidani.

“Në një moment tepër delikat për shqiptarët në Maqedoni, ambasadori i Shqipërisë, Shkëlqesia e tij z. Denion Meidani, është një nga figurat më të mira që kemi fatin të jetë avokat i madh i kauzës shqiptare,” shkruan Taravari në postimin e tij.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët shton se ambasadori Meidani përfaqëson me dinjitet Shqipërinë dhe mbështet hapur të drejtat legjitime të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke qenë i pranishëm mes qytetarëve.

“Në emër të të gjithë shqiptarëve: Faleminderit z. Ambasador!”, përfundon ai.

https://www.facebook.com/share/p/16kxaqHHfu/?mibextid=wwXIfr

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post ASh: Një vit dështim, një vit nënçmim, një vit degradim – vetëm përkthim VMRO–Shqip
Next post Qytetari i Komenton Kasamit: Nga investimet e VLEN-it u rriten vetëm temperaturat