
Taravari: Nuk do të pranojmë kurrë që dinjiteti i shqiptarëve të shihet si i dorëzuar
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar sot për komentet dhe interpretimet që kanë pasuar takimin e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që u zhvillua ditë më parë në Çarshinë e Shkupit.
“Ky ishte një takim i natyrshëm mes përfaqësuesve politikë shqiptarë, në një moment të caktuar, në një kontekst që nuk është përgatitur si ngjarje protokollare”, deklaroi Taravari në një prononcim për media.
Duke u ndalur te reagimet e qytetarëve, Taravari theksoi se ndjeshmëritë e shfaqura janë të mirëkuptueshme, por Aleanca për Shqiptarët nuk lejon asnjëherë që të cenohet krenaria kolektive.
“Dua ta them qartë se Aleanca për Shqiptarët dhe unë personalisht nuk do të pranojmë kurrë që dinjiteti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të shihet si i dorëzuar apo i përbuzur,” tha ai.
Taravari rikujtoi se respekti për përfaqësuesit institucionalë të Shqipërisë është i natyrshëm, por theksoi se ky respekt duhet të jetë gjithmonë i ndërsjellë.
“Marrëdhëniet ndërshqiptare duhet të ndërtohen mbi barazi, mbi dëgjim të ndërsjellë dhe mbi interes të përbashkët kombëtar,” u shpreh kryetari i ASH-së.
Në përmbyllje të deklaratës së tij, Taravari ritheksoi orientimin kombëtar të subjektit që ai drejton:
“Aleanca për Shqiptarët është dhe do të mbetet një forcë me orientim të qartë kombëtar. Shqiptarët si shtetformues në këtë vend besojmë në familjen, në identitetin tonë, në historinë dhe në të drejtën për të qenë zot të fatit tonë politik. Nuk jemi instrument i projekteve personale apo të huaja, por jemi këtu për të ndërtuar bashkë, me ju dhe për ju, një të ardhme ku shqiptari ndjehet krenar në vendin e vet,” deklaroi Taravari.
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating