Uzairi nga ASH sulmon Kasamin: “Me Tiranën bëjnë të fortin, me Beogradin bëjnë diplomaci!”

Read Time:1 Minute, 1 Second

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pas deklaratave të këtij të fundit në adresë të Ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani.

“Bilall Kasami guxon të sulmojë Ambasadorin e Shqipërisë me një deklaratë naive dhe nënçmuese për gjithë shqiptarët,” ka shkruar Uzairi në një postim të publikuar në rrjetet sociale.

Në të njëjtën kohë, Uzairi i akuzon drejtuesit e VLEN-it për hipokrizi dhe frikë ndaj politikave serbe në rajon.

“Por kur Stoilkoviçi del hapur e mbron ‘botën serbe’ në mes të Shkupit, këta trima të rremë ulin kokën dhe heshtin si të trembur,” thekson ai.

Duke vënë në kontrast qëndrimet ndaj Tiranës dhe Beogradit, Uzairi shton:

“Me Tiranën bëjnë të fortin, me Beogradin bëjnë diplomaci! Kjo është fytyra e atyre që sot pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni. Për të ardhur keq jeni bërë!”

Në fund, ai shpreh mbështetje të qartë për ambasadorin shqiptar: “Me Denionin 🇦🇱”

Reagimi vjen në një periudhë tensionesh të shtuara mes përfaqësuesve të spektrit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, pas përfshirjes së ambasadorit Meidani në zgjidhjen e çështjes së shkollës në fshatin Nerovë të Krushevës, dhe komenteve që kjo ka nxitur nga përfaqësues e VLEN-it qeveritar. Flaka

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Kasami i sigurt në përkrahjen e VMRO-së për zgjedhjet lokale
Next post Ekskluzive: Asnjë deputet nuk largohet nga Fronti Europian