
BDI: Maqedonia e Veriut – pa integrim, pa barazi
“Shprehim shqetësim serioz për trendin e përjashtimit sistematik të qytetarëve nga komuniteti shqiptar dhe komunitetet e tjera etnike nga institucionet publike.
Gjatë javës së kaluar, në dhjetëra institucione shtetërore dhe ndërmarrje publike janë realizuar qindra punësime të reja.
Sipas të dhënave të disponueshme, asnjëri nga të punësuarit nuk i përket ndonjërit nga komunitetet që përbëjnë mbi 40% të strukturës shoqërore të shtetit.
Ky model nuk është rastësi administrative, por tregon për një qasje të institucionalizuar që minon përfaqësimin e drejtë të garantuar me Kushtetutë.
Rezultati është një asimetri serioze institucionale që cenon drejtpërdrejt funksionalitetin e sistemit multietnik.
Ky trend zhvillohet paralelisht me stagnimin e procesit të integrimit evropian dhe afrimin e hapur të shtetit me konceptin e të ashtuquajturit “botë serbe”.
Shteti po largohet gjithnjë e më shumë nga vlerat evropiane të gjithëpërfshirjes, barazisë dhe transparencës, duke u orientuar drejt një modeli që favorizon vetëm një strukturë etnike në të gjitha sferat kyçe të jetës publike.
Pasojat tashmë janë të dukshme: humbje e besimit në institucione, apati në rritje tek të rinjtë, dhe thellim i ndarjeve etnike që rrezikojnë stabilitetin afatgjatë.
Bëjmë thirrje që të rishqyrtohet kjo rrugë dhe që shteti të kthehet në drejtim të standardeve evropiane, përmes institucioneve transparente, gjithëpërfshirëse dhe të drejta që pasqyrojnë realisht strukturën multietnike të vendit.”, thuhet në reagimin e BDI-së
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating