
SKANDAL: Qeveria mashtron dhe keqpërdor paratë publike për promovimin e kandidatit të “pavarur” të VMRO-VLEN në Strugë
Qeveria, Ministri i Ekonomisë dhe kandidati i ashtuquajtur i “pavarur” i koalicionit VMRO-VLEN për Strugën, kanë bërë keqpërdorimin dhe mashtrimin më të madh për të cilin duhet të përgjigjen para ligjit dhe organeve të drejtësisë.
Duke keqpërdorur taksat e qytetarëve dhe buxhetin e shtetit, ministri i ekonomisë, Besar Durmishi, ka marë me vete kandidatin e tyre, Mendi Qyra në promovimin e masave të Qeverisë për punësimin e të rinjëve. Fillimisht kjo paraqet një keqpërdorim të rëndë të shtetit dhe parasë publike për ti vënë ato në shërbim të fushatës së parakohshme për kandidatin e pushtetit VMRO-VLEN për Strugën. Pyesim publikisht ministrin Durmishi dhe Qeverinë se cili ishtë roli i Qyrës në këtë promovim që duhet të jetë aktivitet pastër i Ministrisë, nëse jo promovimi i tij duke keqpërdorur shtetin dhe buxhetin shtetëror, kur dihet tanimë se personi ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet lokale pikërisht në qytetin ku u mbajt promovimi. Vetë Mendi Qyra ka keqpërdorur Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore prej ku kërkojmë që të distancohen nga ky veprim dhe të shkarkojnë menjëherë atë nga pozicioni që mban për momentin, pasi OEMVP është e të gjithë afaristëve, të gjithë qytetarëve dhe duhet të jetë e paanshme politikisht.
Në gjithë këtë keqpërdorim bëhet edhe një mashtrim i madh qytetarëve të Strugës. Durmishi me Qyrën shkojnë në këtë qytet dhe flasin për shumën e përgjithshme që do të ndahet në gjithë shtetin duke manipuluar sikur ajo shumë do të ndahet vetëm në Strugë. Të gjithë e dijmë se nga përvoja e deritanishme, Qeveria VMRO-VLEN në çdo investim, punësim apo formë tjetër, shqiptarët i ka trajtuar me vetëm 5-10% dhe dihet që edhe nga kjo masë po aq do të marin shqiptarët nga të gjitha komunat e vendit. Andaj llogariteni sa do të ndajnë për shqiptarët në Strugë!?
Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të procesojë këtë keqpërdorim skandaloz Prokurorinë Publike që të fillojë hetime sipas detyrës zyrtare, ndërsa zëvendëskryeministri për “qeverisje të mirë” të kryejë detyrën ose të jep dorëheqje pas keqpërdorimit të bashkëpartiakëve të tij.
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating