Kasami: Nuk do të lejojmë të shkohet në zgjedhje nëse opozita shqiptare nuk ka anëtar në KSHZ
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka marrë pjesë në promovimin e një rruge të re në Tetovë, ndërsa në paraqitjen e tij para medieve, ai foli për disa çështje.
I pyetur për partitë opozitare shqiptare, gjegjësisht anëtarin e tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), ai tha se kryetari i Kuvendit e ka shkelur ligjin dhe se nuk do të lejojnë që të shkohet në zgjedhje nëse opozita shqiptare nuk ka anëtar në KSHZ.
“Kjo tregon që qeveria përmes disa partive satelit, mundohet që t’ia pamundësojnë opozitës shqiptare të mos kenë anëtarë në KSHZ. Ne nuk do të lejojmë që të shkojmë kështu në zgjedhje, pasi kjo është jo demokratike”, tha Kasami.
Ndërsa i pyetur për rrogat e shkollave fillore, Kasami tha se bëhet fjalë për gabim teknik në ribalancin e mjeteve dhe se kjo çështje do të tejkalohet dhe se nesër ose pasnesër rrogat do të kalojnë./Telegrafi/
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating