Kovaçevski paralajmëroi takim me Mickoskin për Qeverinë teknike, pasi do të mbajnë mbledhje organet e partisë
Qeveria teknike është dispozitë ligjore dhe mos mendoni se nuk ka komunikim ndërmjet partive politike në Parlament, të cilat janë të përfaqësuara, theksoi sot kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dimitar Kovaçevski, i cili sot pas vizitës në Manastir, iu përgjigj pyetjeve tëë gazetarëve se kur do të kenë takim me liderin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski në temën për Qeverinë teknike.
Takim për qeverinë teknike do të ketë pasi organet partiake do të mbajnë mbledhje, thotë Kovaçevski.
“Pra, do të jetë pasi të organet partiake do të mbajnë mbledhje, do të ketë takim, që siç unë thash nuk do të paralajmërohet përmes mediave, sepse takime të tilla nuk duhet të paralajmërohen përmes mediave, por do të jenë një bisedë normale për realizimin e asaj që është përcaktuar, sipas ligjit, gjegjësisht shpërndarja e dikastereve në Qeverinë teknike, votimi i asaj Qeverie teknike në Kuvend”, tha Kovaçevski.
I pyetur për deklaratën e djeshme të Mickovskit në Sveti Nikollë se nëse nuk zgjidhet një anëtar i KSHZ-së nga opozita shqiptare, në atë rast VMRO-DPMNE-ja do të largohet nga KSHZ-ja, Kovaçevski u përgjigj se tashmë ka komentuar për këtë temë dhe theksoi se përbërja e KSHZ-së është rregulluar me ligj.
“Parlamenti dhe Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve duhet të veprojnë në përputhje me Ligjin dhe ta kompletojnë përbërjen e KSHZ-së”, shtoi Kovaçevski.
Që ka të bëjë në pyetjen për bartësit e publikuar të listave për deputetë të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 dhe kush do të jenë bartësit e listave për deputetë sipas njësive zgjedhore, Kovaçevski u përgjigj shkurt.
“LSDM-ja do të ketë kandidatë në zgjedhjet parlamentare, të cilët do t’i fitojnë të gjithë kandidatët që ju i numëruat”, tha Kovaçevski pas vizitës në Manastir.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating