Alma Kaçi dhe Safet Gjici përballen në gjykatë

Read Time:1 Minute, 3 Second

Safet Gjici dhe Alma Kaçi i qëndruan kërkesës për gjykim të shkurtuar në seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme GJKKO.

Në kërkesën e prokurorisë thuhet se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë.

Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit në zyrën e Bashkisë.

Kaçi kur është marrë në pyetje është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të një emisioni investigativ, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative.

Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër te hetimeve, u gjetën biseda mes saj dhe gazetarëve të emisionit investigativ, ku ajo fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentuar.

Sipas prokurorisë Alma Kaçi ka pretenduar se, Abedin Oruçi, ish kryetar i qarkut Kukës, i ka marrë USB e filmimit me forcë. Por sipas SPAK kjo nuk është konfirmuar.

Këtë të premte u mbajt seanca e parë ku ishin të pranishem të dy protagonistët. Në seancën e radhës, më 11 janar, do të jepen konkluzionet e prokurorisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Propozohen ndryshime ligjore për hapjen e procedurave për personat nga “lista e zezë” e SHBA-së
Next post Paga mesatare neto në tetor është rritur në 38.843 denarë