BDI: Kasami keqpërdor paratë e qytetarëve për portalet ku bën propagandë partiake

Read Time:1 Minute, 4 Second

Nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, sot kanë akuzuar udhëheqësit e Komunës së Tetovës se keqpërdorin paratë e tetovarëve për të bërë propagandë partiake, dhe kanë përmendur media konkrete.

Kujtesa Bajrami, këshilltare e BDI-së, thekson së fakt për këtë janë portalet dhe faqet partiake të cilat menaxhohen nga administratorët e komunës.

“Këto persona paguhen me paratë e tatimpaguesve, me paratë tona, ndërsa në vend se të punojnë në dobi të qytetarëve të Tetovës, ata punojnë për të glorifikuar partinë që i ka punësuar dhe kryetarin e Komunës së Tetovës. Në mungesë të punëve dhe projekteve konkrete, e vetmja gjë që u ka mbetur klanit të mafias urbane që po udhëheqë aktualisht me Komunën e Tetovës, është që të shpifin, të linçojnë dhe të prodhojnë lajme të rejshme me portalet që i zotojnë, gjithmonë duke dëmtuar buxhetin e tetovarëve” – deklaroi Kujtesa Bajrami, këshilltare e BDI-së.

Nga kjo parti i bënë thirrje kreut të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami që ta kthej fokusin tek qytetarët dhe jo siç u shprehën, tek militantët partiakë.

Shfrytëzojmë rastin që t’i bëjmë apel kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami, që fokusin ta kthej tek qytetarët e jo tek lajmet e rrejshme dhe propagandat partiake. Komuna nuk është vend për rehatimin e militantëve partiakë, theksojnë nga BDI.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Rasti “Alfa” – Supremja mbajti seancën, Dauti: Rigjykimit po i hapet rruga
Next post Nga mesnata do të ketë ndryshime të çmimeve të derivateve në Maqedoni