BDI: Largimi i kioskave, plan i Kasamit për përmbushjen e agjendave me VMR0-DPMNE-në

Read Time:1 Minute, 6 Second

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një komunikate lëshuar për media, kanë akuzuar kreun  e komunës së Tetovës Bilall Kasami se me largimin e kioskave, të cilat kinse janë ndërtime pa leje, po dëmton qytetarët për të realizuar agjendat me partenrin e koalicionit VMRO-DPMNE.

“Zyrtarët e komunës po tentojnë t’i shfrytëzojnë si mish për top qytetarët e Tetovës për të realizuar agjendat e tyre të dyshimta së bashku me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE. Në vend që të ju ndihmojnë bizneseve dhe t’ua lehtësojnë veprimtarinë, institucionet komunale po mundohen që me çdo kusht t’i shkatërrojnë ato. I tillë është rasti me prishjen e kioskave me arsyen se janë ndërtime pa leje, ndërsa kjo në të vërtetë është veprim i sinkronizuar me VMR0-DPMNE-në për t’i paraprirë heqjes së kryqit në Kodrën e Diellit. E pyesim kryetarin e komunës së Tetovës dhe njëherit udhëheqës i mafias urbane në qytet, se çfarë borxhi i kanë tetovarët që po i dëmton deri në këtë masë vetëm për të realizuar qëllimet e tij meskine në koordinim me VMRO-DPMNE-në? Qytetarët e Tetovës asnjëherë nuk kanë rënë pre e agjendave të tilla dhe me këtë veprim do të mërrni përgjigjen e merituar nga vetë qytetarët – thuhet në komunikatën e BDI-së” – thuhet në komunikatën e BDI-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Bilall Kasami uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje
Next post Opozita maqedonase akoma nuk ka vendosur për qeverinë teknike