Opozita maqedonase akoma nuk ka vendosur për qeverinë teknike

Read Time:1 Minute, 15 Second

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se Talat Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e tyre si kandidat për kryeministër teknik. Opozita akoma nuk ka sjell vendimin nëse do të jetë pjesë e Qeveritë teknike ose jo, por Hristijan Mickoski sot përsëriti qëndrimin paraprak. Sipas tij, pjesëmarrja e VMRO-së në Qeveri teknike është mese e nevojshme.

“Mendoj që Talat Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për kryeministër teknik. Ai nuk e meriton mbështetjen për asgjë. Për të qenë transparent, më së miri do të ishte të jemi të përmbajtur për çështje të tilla, por po e them se ky është vetëm qëndrim i imi personal dhe vendimi përfundimtar varet nga organet partiake”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski vlerëson se takimi me kryeministrin Dimitar Kovaçevski për çështjet parimore mbi Qeverinë teknike nuk duhet të jetë larg syve të opinionit.

Takimet e fshehta nuk janë pjesë e karakterit tim. Derisa Kovaçevski dëshiron të bisedojmë për Qeverinë teknike apo çështje të tjera politike unë jam i gatshëm të takohemi, vetëm të caktohet data. Nuk shoh arsye pse ai takim duhet të jetë larg syve të opinionit. Vlerësoj se opinioni duhet të jetë i informuar”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski vlerëson se për caktimin e kuadrove që do ta përfaqësojnë opozitën në Qeverinë teknike, ka kohë deri në fund të muajit janar, atëherë kur edhe duhet të votohet Qeveria teknike e cila duhet ta përgatisë vendimin për zgjedhje parlamentare më 8 maj të vitit 2024. /Alsat

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post BDI: Largimi i kioskave, plan i Kasamit për përmbushjen e agjendave me VMR0-DPMNE-në
Next post Tetovë, mësimdhënësit e “Gjimnazit” bojkotojnë mësimin