FOTO/Detaje të reja për rastin tragjik në Çellopek të Tetovës

Read Time:1 Minute, 3 Second

SPB Tetovë sot ka dhënë detaje të reja në lidhje me rastin tragjik që ndodhi dje në fshatin Çellopek, në të cilën humbën jetën dy persona dhe u plagosën tre të tjerë.

“Më datë 27.12.2023 rreth orës 14.30 në fshatin Çellopek Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Reparti Policor Zherovjanë, kanë kanë ndaluar I.I.(59) nga fshati Çellopek, duke vepruar pas raportimit se rreth orës 14:10 në fshat me armë zjarri ka vrarë të afërmit e tij F.Xh.(52) dhe M.Xh.(28) dhe ka plagosur A.Xh.(54), të gjithë nga i njëjti fshat.

I dyshuari, i cili gjithashtu është lënduar me armë zjarri, është ndaluar në stacionin policor dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.

Vendi i ngjarjes është kontrolluar nga prokurori publik dhe ekipi inspektues i SPB Tetovë, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë. Njëra armë i është marrë të arrestuarit, ndërsa dy të tjerat janë gjetur në afërsi të të ndjerëve F.Xh. dhe M.Xh.

Me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për autopsi dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Në foto dy viktimat!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Detaje nga aksidenti në Negotinë, ku humbi jetën një person
Next post BDI akuzon: Kasami po përvetëson projektin e sistemit të ujërave të zeza