BDI akuzon: Kasami po përvetëson projektin e sistemit të ujërave të zeza

Read Time:1 Minute, 1 Second

Këshilltarët e BDI-së në Komunën e Tetovës akuzojnë kryetarin e komunës, Bilall Kasami se po mundohet të përvetësojë projektin për ndërtimin e sistemit të ujërave të zeza në qytetin e Tetovës.

“Bilall Kasami në mungesë të projekteve kapitale dhe reale për qytetarët e Tetovës, po mundohet të përvetësojë projektet e iniciuara, projektuara dhe realizuara nga BDI. Projekti për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në fshatin Falisht është projektuar në vitin 2013 dhe paraqet projektin më të madh IPA të fituar atëherë nga ndonjë komunë. Në vitin 2014 Komuna e Tetovës e udhëhequr nga BDI aplikon në thirrjen IPA dhe bashkë me komunat e Manastirit dhe Strumicës arrijnë që të sigurojnë 33 milionë euro për ndërtimin e këtij impianti.

Në vitin 2019 Komuna siguroi mjete prej dy milionë eurove ku më shumë se gjysma janë mbështetje nga projektet UNOPS për të pastruar deponinë për materialet inerte në lokacionin ku parashihet të ndërtohet sistemi i kolektorëve për filtrimin ujërave të zeza”, tha këshilltari i BDI-së, Sali Elmazi.

Proceduarat e prokurorimit për këtë projekt, sipas tij, për shfrytëzim të mjeteve IPA i realizon zyra në kuadër të Ministrisë së Financave.

Nga atje thonë se Bilall Kasami në këtë projekt thjesht është spektator.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post FOTO/Detaje të reja për rastin tragjik në Çellopek të Tetovës
Next post Arrestohen 5 persona, grabitën fabrikën e kanabisit në Çegran