RMV: Konfiskohen 18 mijë euro nga udhëtarët që tentatuan transferim të paligjshëm
Drejtoria doganore e RMV-së njoftoi se është penguar eksportimi dhe importimi i paligjshëm i devizave në vend në vlerë prej 18.000 euro, pasi në tre raste të ndryshme gjatë kontrollit të udhëtarëve, doganierët kanë zbuluar sasi më të mëdha të devizave, të cilat, udhëtarët kanë dashur t’i transferojnë në kundërshtim me ligjin pa i paraqitur.
“Në dy raste bëhet fjalë për shtetas të huaj të cilët të pyetur nga doganierët nuk kanë paraqitur asgjë për kontroll doganor gjatë daljes dhe hyrjes në vend”,thuhet në njoftimin e Doganës.
Njëkohësisht tek një shtetas grek në hyrje të vendit në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë gjetur 14.000 euro dhe sipas Ligjit për punë devizore i janë kthyer 10.000 euro, ndërsa 4.000 euro të mbetura janë mbajtur. Nga ana tjetër, në pikën kufitare Mexhitlia, gjatë kontrollit të një shtetasi serb, i cili po udhëtonte për në Greqi, në xhepin e brendshëm të xhaketës që kishte të veshur, i gjetën të padeklaruara rreth 16 mijë euro. Në përputhje me ligjin, pasagjerit i janë kthyer 10.000 euro, të cilat shtetasit e huaj mund t’i nxjerrë jashtë shtetit pa i paraqitur dhe pjesa tjetër i janë konfiskuar.
Gjithashtu është parandaluar tërheqja e paligjshme e devizave nga një shtetas i Maqedonisë në dalje nga shteti në njësinë doganore të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Pasagjeri mbante në xhep 9900 euro të cilat nuk i kishte deklaruar dhe për të cilat nuk kishte dokumente të origjinës dhe sipas ligjit doganierët ia kthyen 2000 euro – shumë që qytetarët e Maqedonisë mund ta nxjerrin dhe pjesa tjetër ia morën.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating