Kapacitetet turistike për festat e fundvitit janë mbushur deri në 80 për qind

Read Time:45 Second

Kapacitetet vendore në Shkup, Ohër, Krushevë, Dojran dhe Manastir, por edhe qendrat dimërore për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindje do të jenë të mbushura 70 deri 80 për qind. Ky është vlerësimi i Lupço Janevskit, i cili deri dy ditë më parë ishte drejtor i Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit (APPT).

Në një bisedë për MIA-n, të bërë para se të japë dorëheqje nga pozita e tij, Janevski i komentoi situatat aktuale, por edhe parashikimet për periudhën e ardhshme. Ai tha se në vitin 2024 pret miratimin e strategjisë për turizëm, rritjen e Agjencisë për turizëm në ministri, krijimin e një inspektimi turistik dhe policie turistike, si dhe digjitalizimin e sektorit përmes e-platformës e cila do të mundësojë, siç theksoi, një planifikim real dhe shifra objektive, reduktim të ekonomisë gri dhe një cikël të ri të investimeve.

Janevski, siç deklaroi, dha dorëheqje për arsye personale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Qytetarët pesimist për 2024-ën!
Next post Caktohet paraburgimi për Palevskin në Turqi