RMV: Një familjeje katër anëtarëshe i nevojiten 920 euro për harxhime minimale
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë prezantoi metodologjinë e re të shportës minimale sindikale, e cila do të jetë baza mbi të cilën sindikatat nga viti 2024 do të angazhohen për rritje të pagave të punëtorëve.
Sipas llogaritjes së profesorëve dhe ish-ministrave të financave që krijuan shportën e re minimale sindikale, Nikolla Popovski dhe Dragan Tevdovski, për nevojat elementare të familjes me dy prindër dhe dy fëmijë nxënës, nevojiten 56.522 denarë (920 euro).
Struktura e shportës, e cila nuk ka ndryshuar që nga viti 2011, tashmë ka katër artikuj të rinj ose 11 në total.
Në prezantim u theksua se familjet që paguajnë qiranë e kanë më të vështirë, sepse shporta e tyre sindikale është për 21.324 denarë më e shtrenjtë për shkak të qirasë, ujit, rrymës dhe ngrohjes.
Kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov theksoi rëndësinë e shportës minimale sindikale, për të cilën tha se vendosja e saj në vitin 2011 ishte bazë për miratimin e ligjit të ri për pagën minimale. Shporta minimale sindikale, thotë Trendafilov, ishte argumenti kryesor për rritjen e pagës minimale për 2.806 denarë, më vonë për 2.175 denarë dhe sipas llogaritjeve të bëra për 2.500 denarë në mars të vitit të ardhshëm.
“Periudhën e kaluar dëgjuam kritika në lidhje me llogaritjen e shportës sindikale, prandaj vendosëm të punësojmë ekspertë të shkëlqyer në fushën e tyre, ish-ministra të financave, të cilët do të japin kontribut të rëndësishëm në mënyrën se si do të krijojmë shportën e re. Metodologjia për shportën minimale sindikaliste dhe cila do të përfaqësojë nevojat themelore të një amvisërie katër anëtarëshe”, theksoi Trendafilov.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e cila ishte e pranishme në prezantim, theksoi se është e kënaqur që gjatë mandatit të saj janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e të drejtave të punëtorëve, duke përmendur të dielën ditë jopune, Projektligjin për marrëdhënie pune, kontrata e re kolektive, si dhe Ligji për pagën minimale.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating