150 ushtarë të rinj profesionistë hynë në ARM

Read Time:51 Second

Në kazermën “Ilinden” u organizua ceremoni për pritjen e 150 ushtarëve të rinj profesionistë në radhët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtë vit në ushtri janë pranuar gjithsej 300 ushtarë profesionistë, nga rreth 1900 kandidatë që kanë aplikuar për dy konkurset publike. Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska u tha ushtarëve profesionistë të saporekrutuar se nderi i veshjes së uniformës së ushtrisë është i madh dhe se qëllimi i tyre, prej të cilit nuk duhet të heqin dorë kurrë, është shërbimi ndaj atdheut.

Petrovska theksoi se falë përkushtimit, profesionalizmit, por mbi të gjitha dashurisë për atdheun dhe sakrificës personale, sot Armata është një ushtri moderne, bashkëkohore në të cilën pjesëtarët nuk pyesin pse dhe nuk kërkojnë arsyetime, por thonë “menjëherë” dhe veprojnë.

Në ceremoni morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-kolonel Vasko Gjurçinovski dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga.

Kujtojmë se ARM-ja është furnizuar me 32 automjete të lehta të blinduara JLTV, dhe në pajtueshmëri me planin duhet të arrijnë gjatë vitit 2024.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post RMV: Një familjeje katër anëtarëshe i nevojiten 920 euro për harxhime minimale
Next post Mexhiti premton 22 makina të reja për ndihmë urgjente mjekësore dhe punësime