Qeveria rekomandoi që tregtarët me pakicë të punojnë gjatë festave
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit solli vendim që më 31 dhjetor, 1 janar, 7 dhe 8 janar të punojnë dyqanet, tendat dhe kioskat që merren me tregti me pakicë. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski tha sot se, kjo ka qenë kërkesë e tregtarëve, ndërsa siguroi se, punëtorët që do të punojnë gjatë këtyre festave, do të paguhen në mënyrë adekuate, në përputhje me ligjin.
“Festat e Vitit të ri dhe krishtlindjeve janë gjithmonë një periudhë kur qytetarët dëshirojnë të blejnë dhurata, për tregtarët ajo është mundësi e mirë që të bëjnë më shumë fitim. Për punëtorët në tregti, çdoherë është mundësi e mirë të realizojnë të ardhura më të mira, kështu që punëtorët do të paguhen sipas ligjit për punë në ditë jopune dhe punë të dielën. Mendoj se në atë pjesë nuk do të ketë probleme sepse, çdo punëdhënës dëshiron të ketë punëtorë të kënaqur prej të cilëve në fund të ditës varet edhe kompania”, tha Dimitar Kovaçevski.
Nga Ministria e Ekonomisë sqaruan se, qëllimi i këtij rekomandimi, është plotësimi i nevojave të qytetarëve gjatë festave të fundvitit, veçanërisht në qytetet më të vogla dhe vendet ku nuk ka qendra tregtare.
Gjatë festave të fundvitit dhe krishtlindjeve do të ketë regjim të posaçëm të transportit publik. Ndërkaq, sa i përket instituteve shëndetësore, në ndërrim të tretë, të dielën dhe gjatë festave do të jenë në dispozicion ordinancat e kujdestarisë në poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar./KlanMacedonia
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating