
Foshnja e parë e lindur në 2024 në Tetovë është vajzë
Në Tetovë në vitin e ri 2024, pesë minuta pas mesnate ka lindur foshnja e parë në Repartin gjinekologjik pranë Spitalit klinik. Foshnja vajzë është fëmija i parë në familjen Misimi, ndërsa ka lindur me peshë prej 3,5 kilogramësh.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes rrjeteve sociale ka informuar se vajza quhet Zoha dhe se të ëmës së vogëlushe i ka dhënë vauçer prej 40 mijë denarë.
“Pesë minuta pas mesnate, qytetit tonë i’u shtua një banore e re, ndërsa familjes Misimi një vajzë. Zoha është emri i vogëlushes të cilën e vizitova bashkërisht me bashkëshorten time për t’i ndarë vauçerin prej 40 mijë denarëve. Si foshnja ashtu edhe nëna janë shëndoshë e mirë. Uroj që kështu të jenë përherë dhe me jetë të gjatë! Falënderoj drejtorin Ilir Demiri, si dhe stafin spitalor për mikëpritjen dhe përkushtimin e tyre për spitalin e qytetit”, shkroi Kasami në Fejsbuk.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating