Festa e Vitit të Ri – goditje me thikë, aksidente dhe helmime në Shkup
Në Qendrën urgjente në Shkup gjatë natës së kaluar janë kryer 103 kontrolle, ndërsa në Klinikën e Toksikologjisë 23.
Përveç të lënduar në tre aksidente komunikacioni, në Qendrën urgjente ishte sjellë edhe një pacient 20-vjeçar i cili gjatë një sulmi fizik ishte goditur me thikë. Ai është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Torako Vaskulare dhe është në gjendje të qëndrueshme. Një pacient, është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive për trajtim të mëtutjeshëm dhe gjithashtu, është në gjendje stabile.
Në Klinikën e Toksikologjisë të gjitha rastet ishin intoksikime akute dhe asnjë pacient nuk është mbajtur. Pas kontrolleve pacientët janë lëshuar në shtëpi. Gjatë kësaj, shumica ishin gra.
“Në Qendrën urgjente në Shkup mbrëmë janë kryer 103 kontrolle, tre prej të cilave nga aksidente trafiku. Një pacient është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive për trajtim të mëtutjeshëm dhe është në gjendje stabile. Ka pasur edhe tre sulme fizike, një pacient është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Torako-Vaskulare. Bëhet fjalë për goditje me thikë, por pacienti është në gjendje stabile. Të gjitha rastet e tjera kanë lëndime të lehta fizike dhe janë lëshuar për mjekim shtëpiak”, deklaroi mjeku Eren Sejfula, ortoped.
Sipas mjekut Kiril Naumovski nga Klinika e Toksikologjisë, numri i intoksikimeve akute lidhur me substanca psikoaktive rritet për çdo vit.
“Nata shkoi mirë. E mbajmë mesataren e viteve të kaluara me 23 kontrolle për shkak të dehjeve akute, nga të cilat 12 dhe 11 janë të rritur dhe të mitur. Pacientët më të rinj këtë vit ishin mbi 14 vjeç, ndërsa më i moshuari 63 vjeç. Të gjithë të kontrolluarit në 24 orët e fundit janë dërguar për trajtim shtëpiak, asnjë nuk është ndaluar”, informoi Naumovski, duke shtuar se shumë shpesh disa pacientë nuk e thonë të vërtetën dhe thonë se kanë pirë vetëm alkool.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating