Rrahje masive në një vilë pushimi në Mavrovë, e pësojnë edhe policët!

Read Time:46 Second

Një rrahje masive ka ndodhur në restorantin e një vile pushimi në qendrën turistike Mavrovë, bën të ditur Policia e Tetovës.

Rasti ka ndodhur pas mesnatës, ku nën pranga kanë përfunduar dy të rinj të moshës 19 dhe 18-vjeçare.

“Mbrëmë (2 janar) rreth orës 03:10, në Mavrovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë arrestuar personat M.R. (19) dhe T.A. (18) nga Shkupi, të cilët kanë qenë të raportuar nga personi N.K. (18) nga Shkupi, se është sulmuar fizikisht para një restoranti.”

Në të njëjtën kohë janë ndaluar edhe personat S.E. (18) dhe G.H. (19), po ashtu nga Shkupi, të cilët janë sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe ndalimit të shokëve të tyre M.R. dhe T.A. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të akuzuarve do të pasojnë parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tetovës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post 12 vite nga vdekja e ish presidentit Gligorov
Next post Shkup/ Tjetër skandal në Klinikën Gjinekologjike – foshnjës i thyejnë krahun