Rrahje masive në një vilë pushimi në Mavrovë, e pësojnë edhe policët!
Një rrahje masive ka ndodhur në një restorant në një vilë pushimi në qendrën turistike Mavrovë, ka bërë të ditur Policia e Tetovë.
Rasti ka ndodhur pas mesnatës, ku nën pranga kanë përfunduar dy të rinj të moshës 19 dhe 18-vjeçare.
“Mbrëmë (02-janar) rreth orës 03:10, në Mavrovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë arrestuar personat M.R. (19) dhe T.A. (18) nga Shkupi, të cilët kanë qenë të raportuar nga personi N.K. (18) nga Shkupi, se është sulmuar fizikisht para një restoranti. Në
të njëjtën kohë janë ndaluar edhe personat S.E. (18) dhe G.H. (19), po ashtu nga Shkupi, të cilët janë sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe ndalimit të shokëve të tyre M.R. dhe T.A. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të akuzuarve do të pasojnë parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tetovës.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating