Mërgimtarët kanë sjellë mbi 1.5 miliardë euro në Maqedoni nga janari-shtator 2023

Read Time:41 Second

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se të hyrat devizore përmes mërgimtarëve po vijojnë të jenë në trend të lartë.

Ato po vlerësohen tejet të rëndësishme për ekonominë e vendit dhe që mbulojnë një pjesë të madhe të deficitit tregtar, duke ofruar mbështetje të konsiderueshme për rezervat devizore dhe stabilitetin e kursit të këmbimit, përcjell INA.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka Popullore, hyrjet neto nga remitancat e mërgimtarëve në periudhën janar-shtator 2023 arrijnë mbi 1,5 miliardë euro dhe janë më të larta për rreth 6.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por këtu nuk hyn periudha e tremujorshit të fundit të vitit.

Gjatë vitit të kaluar remitancat arritën afër dy miliardë euro (ose rreth 15 për qind e GDP-së).

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Spasovski: Për një javë janë arrestuar 50 persona dhe janë shqiptuar 3.598 dënime
Next post Rritet numri i personave që vuajnë nga gripi dhe Covid 19 në Maqedoninë e Veriut