Ndërmarrjet private serbe janë të interesuara për t’i shfrytëzuar hekurudhat e Maqedonisë së Veriut

Read Time:1 Minute, 21 Second

Shoqëria Shtetërore Aksionare “Hekurudhat e RMV – Transport” që nga fillimi i vitit do të ketë konkurrencë. Disa operatorë privat për komunikacionin hekurudhor të mallrave nga Serbia kanë shprehur interesim dhe gatishmëri për të hyrë në tregun tonë nga fillimi i vitit 2024, njofton Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore “Hekurudhat e RMV”.

Ndërmarrjet serbe janë të interesuara për transportin e mallrave nëpër hekurudhën Tabanovc-Gevgjeli në Korridorin 10, si dhe në nyjën hekurudhore të Shkupit. Ndërmarrja publike shton se edhe disa operatorë privat vendas kanë shprehur interes për të kryer transportin hekurudhor të mallrave, pa specifikuar emra konkretë.

Që kompanitë private të fillojnë transportin hekurudhor në hekurudhat e Maqedonisë së Veriut, së pari duhet të dërgojnë kërkesë për qasje dhe shfrytëzim të hekurudhave në pronësi të Ndërmarrjes Publike për infrastrukturën hekurudhore. Por para se të ndodhë kjo, operatorët duhet të sigurojnë lejet dhe certifikatat e qarkullimit, pas së cilës ato duhet të regjistrohen në regjistrin shtetëror të transportuesve hekurudhor të Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor, ku për momentin është regjistruar vetëm “Hekurudhat e RMV – Transport”.

Për fatin e Hekurudhave të RMV – Transportit, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sqaroi se monopoli ekzistues shtetëror duhet të reformohet dhe të jetë konkurrues.

Kuvendi i RMV-së deri në fund të vitit 2023 e miratoi buxhetin e shtetit për vitin 2024, në të cilin përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë ndarë subvencione në vlerë prej 445 milionë denarë për rimbursim të shërbimeve me interes të transportit hekurudhor publik të udhëtarëve në vitin 2024. Këto janë subvencione që Ministria i transferon çdo vit për të mbuluar humbjet nga trafiku i trenave të udhëtarëve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Konkurse për bursa për studime të magjistraturës dhe doktoraturës për vitin 2023/2024
Next post Shkup: Akuzë kundër një 33-vjeçari, kërcënoi tre persona me armë