A do të rriten pagat e funksionarëve për 400 euro? – Konfederata e Sindikatave të Pavarura kundërshtojnë ashpër

Read Time:1 Minute, 49 Second

Konfederata e Sindikatave të pavarura thotë se për ta është e papranueshme rritja e pagave për funksionarët në vlerë prej 400 eurosh, shkruan Alsat.

Ata thonë se nuk është e drejtë që për qytetarët të ketë rritje vetëm prej rreth 1000 denarësh, ndërkohë që për siç i quajnë ata “elitën” kjo rritje të shkojë deri në 24 mijë denarë.

“Të kemi rritje lineare për të gjithë punonjësit, edhe funksionarëve dhe për të gjithë ata që marrin paga në shoqëri, por ajo që e dëgjuam dje dhe tani e thonë edhe politikanët duke filluar prej kryeministrit është e turpshme dhe e pafytyrë, për një shtet që merr hua shuma të pahijshme parash, disa miliardë është borxhi dhe akoma marrin borxh, e ata të rrisin pagat për 400 euro. Kjo dikujt do t’i kushtojë shtrenjtë…”, tha Goce Dellçev, Sindikata e policisë.

Sindikalistët nuk janë të kënaqur me rritjen e pagës, që pritet të bëhet në muajin mars, në bazë të rritjes së pagës minimale. Ata kërkojnë urgjentisht të ketë rritje prej 30 përqind për të gjithë punonjësit.

“Ajo është blerje e paqes deri në zgjedhje, ajo është rritje prej 1000 denarësh, nga njëra anë punëtorit shëndetësor, e tjetrit, do t’i japim 1000 denarë, nga ana tjetër ne do të marrim 24 mijë denarë, a e dini çfarë do të thotë 24 mijë denarë në këtë shtet… A janë të vetëdijshëm kjo elitë se këta njerëz nuk mund të mbijetojnë, këta njerëz duhet të votojnë..”, tha Bobi Bojçevski, Koordinator Nacional për Shëndetësi.

“400 euro janë një rrogë shumë e vogël për ta mbajt një familje, në këtë rast udhëheqësit tanë i rrisin rrogat plus 400, dikund 2000 euro, kjo nuk është në rregull. Ne nuk kërkojmë të na rriten rrogat 400 euro, ne kërkojmë të na rriten rrogat për 40 euro edhe këtë nuk na e rritin. Ky ëstë turp i madh për të gjithë ata që na udhëheqin”, u shpreh Naser Xhemaili, Sindikata e pavarur e drejtorisë së librave amë.

Sindikalistët thonë se situata është kritike, pas koordinimit të brendshëm do të njoftojnë për protesta të mundshme në muajin mars, por nuk e përjashtojnë mundësinë që të protestojnë gjatë kohës kur zhvillohet fushata zgjedhore.  / Alsat.mk

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Vazhdohet paraburgimi për 5 të dyshuarit për vrasjen e Vanjës dhe Zhezhovskit
Next post Partneri i koalicionit të Bilall Kasamit, Hristijan Mickoski viziton kryqin në Kodrën e Diellit