Dibër: Ulet ndjeshëm nataliteti, akoma asnjë fëmijë i lindur në 2024
Në rajonin e Dibrës vazhdon rënia e natalitetit e cila vjen kryesisht ka ardhur si pasojë e migrimit masiv të të rinjvë jashtë vendit, por edhe në qytetet brenda Maqedonisë.
Në fillim të vitit të kaluar në dy komuna kanë lindur 100 foshnja, që është për 40 më pak krahasuar me vitin paraprak.
“Në vitin 2023 në repartin e spitalit tonë kanë lindur gjithsej 42 foshnja nga zona e Dibrës që është për 22 foshnja më pak krahasuar me vitin paraprak. Dhe foshnja e parë e lindur këtë vit ishte nga kjo zonë, respektivisht të prindërve nga fshati Breshtani, Komuna e Zhupës”, deklaroi Armend Arsllani, drejtor i Spitalit të përgjithshëm – Strugë.
Vitet e fundit është rritur numri i nënave nga Dibra të cilat kanë vendosur që të lindin në Spitalin e përgjithshëm në Ohër.
“Në repartin e spitalit tonë në vitin kalendarik i cili është pas nesh, kemi pasur 46 foshnja të porsalindura, të gjitha nënat janë nga Dibra dhe nga komuna e Qendrës Zhupë. Krahasuar me vitin paraprak bëhet fjalë për 6 foshnja më pak. Në ditët e kaluara të këtij muaji kemi një foshnjë nga ky rajon”, deklaroi Asen Shajn, drejtor i Spitalit të përgjithshëm në Ohër.
Në repartin gjinekologjik në Dibër, të qarat e foshnjave janë dëgjuar pesë herë gjatë vitit 2023 që është për 13 foshnja më pak krahasuar me vitin e kaluar. Në vitin e ri 2024 ende nuk është dëgjuar asnjë e qarë e foshnjave.
Një pjesë e lindjeve të Dibrës, si në vitet e kaluara, janë bërë edhe në klinikat e Shkupit.
Sipas statistikës në vitin 2021 në këtë rajon kishte rreth 160 foshnja të porsalindura, këtë vit rreth 130, ndërsa vitin e kaluar njëqind foshnja të porsalindura.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating