Tasevski: Nëse nesër nuk shkarkohen drejtorët e M-NAV, do të mbyllet hapësira ajrore në Shkup

Read Time:1 Minute, 18 Second

“Nesër është dita “D” për M-NAV – ose do të shkarkohen drejtorët, ose kontrolli i trafikut ajror do të mbyllë hapësirën ajrore mbi Shkup. Ky është mesazhi që e dërgon kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski, para vendimit të Qeverisë, e cila pritet të diskutojë për zhvillimet në M-NAV në seancën e së martës, pasi drejtorët e kontestuar nga Sindikata nuk dhanë dorëheqje.

Sipas sindikatës, dorëheqjet janë pasojë logjike e ngjarjeve të javës së kaluar, kur ndodhi një thyerje dhe sulm fizik në Kontrollin e trafikut ajror, që rezultoi në procedim penal për disa persona.

“Shpresojmë që e gjithë kjo që ka ndodhur të rezultojë me shkarkimin e drejtorëve në M-NAV. Përndryshe, edhe në Qeveri do të tregojnë se për ta nuk ka asgjë të rëndësishme, përveç karrigeve”, tha Tasevski për DW.

Zhvillimi i mëtejshëm i situatës varet edhe nga dorëheqjet. Nëse drejtorët nuk shkarkohen, sindikata thotë se nuk ka zgjidhje tjetër përveç mbylljes së qiellit mbi Shkupin nga e mërkura (10 janar), kryesisht për sigurinë e pasagjerëve. Greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Tasevski është i vendosur se kanë përkrahje dhe pas këtij vendimi qëndrojnë të gjithë të punësuarit. Kushtet e tyre janë ose që drejtorët e M-NAV të japin dorëheqjen vetë, ose që Qeveria t’i shkarkojë në seancën që do të mbahet të martën më 9 janar.

Pakënaqësitë vazhdojnë prej kohësh dhe sindikata disa herë ka paralajmëruar se po punësohen kuadro partiake dhe jo profesionale, për këtë arsye është kërkuar reformë serioze në shërbim dhe përmirësimi i kushteve të punës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Eurostat: Në Shqipëri po ndërtohet më shumë nga të gjitha vendet evropiane
Next post Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Maqedoni shtetasi i Kosovës