Prishtina zgjidhet “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2024

Read Time:47 Second

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Prishtina është zgjedhur “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2024, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel, raporton Express.

Sipas Ramës, kjo do ta bëjë Prishtinën destinacion dhe qendër të shumë aktiviteteve sportive që do të mbahen gjithë vitin 2024.

“Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin fantastik se Prishtina është shpallë Qytet Evropian i Sportit për vitin 2024! Ky titull është dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për të krijuar një qytet që përqafon jetën e shëndetshme, gjithëpërfshirjen dhe mikpritjen. Na pret një vit i mbushur me ngjarje sportive, angazhim të komunitetit dhe investime në infrastrukturën sportive”, ka thënë Rama.
Bashkë me Kryetarin ishin te pranishëm edhe Drejtori për Sport, Granit Rugova dhe skitaren e parë nga Kosova që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, Kiana Kryeziu, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel.

Happy
Happy
44 %
Sad
Sad
25 %
Excited
Excited
19 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
13 %
Previous post Shkupi kërkon nga Turqia ekstradimin e Lupço Palevskit, të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçares
Next post Putin lavdëron lidhjet me Iranin në një takim me Raisin