Edhe një muaj afat për ndërrimin e dokumenteve personale, kaos para sporteleve
Me përfundimin e festave u rikthye edhe kaosi përpara sporteleve. Ankesa të shumta nga qytetarët, të cilët nga ora 7:00 e mëngjesit presin radhën për të marrë letërnjoftimet dhe pasaportat.
“Për pasaportë dhe letërnjoftim isha, shumë rrëmujë, nuk e di ku qëndron problemi, është hera e tretë që vij është gjendje e njëjtë. Keq është të vij tre here në rend dhe të humbi tre ditë, pse nuk i bëjnë me termin ashtu siç i dorëzuam dhe pas dhjetë ditësh të merren ndërsa tani vijmë çdo ditë dhe asgjë tani presin 4-5 orë.”
“Për letërnjoftim isha, nuk munda as të hyj në rend, rrëmujë për të dorëzuar, rrëmujë për të pranuar, kjo është.”
“Shumë rrëmujë, kjo është e tepërt, u dorëzuat? Po nuk mund të presim, kemi fëmijë, duhet të shkojmë”.
“Nuk komentoj asgjë, dihet këtu gjithçka është mbrapsht.”
“Për lejen e vozitjes nuk pritem shumë, 20 minuta ndërsa për letërnjoftim as që pritem pasi e pamë që kishte shumë rrëmujë.”
Sa i përket pritjes dhe rrëmujës për shkak të ndërrimit të dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se po shfrytëzohen të gjitha lehtësirat për marrjen e dokumenteve personale nga qytetarët.
“Krahas punës së rregullt me orar, kemi bërë të mundur edhe fotografimin për dokumente personale pa orar në stacionin policor “Prolet”. Për sa i përket marrjes së dokumenteve tashmë të kompletuara, sportelet punojnë edhe në fundjavë dhe këtë e bëjmë të ditur përmes mediave në mënyrë që qytetarët të informohen se kur dhe ku mund të marrin dokumentet”, njoftojnë nga MPB-ja.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme(MPB) gjithashtu njoftojnë se numri i dokumenteve të ndryshuara deri më 31 dhjetor të vitit 2023 është: 1 007 885 letërnjoftime, 1 169 463 pasaporta dhe mbi 529 799 patentë shoferi. Data e fundit e ndërrimit të dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit është deri më 12 shkurt. /Alsat.mk
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating