RMV: Sigurohet grant për studim teknik për instalimin e impianteve fotovoltaike lundruese

Read Time:58 Second

Në seancën e Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, është miratuar fondi  për grant për përgatitjen e një studimi teknik për integrimin e impianteve fotovoltaike lundruese në Rrjetin Kombëtar të Ujitjes.

Ky projekt mbështetet nga plani evropian për rimëkëmbje, transformim dhe qëndrueshmëri dhe financohet nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Turizmit të Spanjës, duke përfshirë një shumë prej 765,158,00 euro.

Implementimi i kësaj iniciative është i ndarë në disa faza. Faza e parë do të fokusohet në identifikimin e lokacioneve për instalimin e impianteve fotovoltaike lundruese. Faza e dytë do të përfshijë zhvillimin e një koncepti dhe një studimi fizibiliteti, ndërsa faza e tretë do të përfshijë përgatitjen e projekt propozimeve për instalimin e impianteve fotovoltaike lundruese.

Kjo teknologji e përparuar përdoret edhe në vende të tjera të Evropës, si Spanja dhe Belgjika, ku impiantet diellore lundruese përdoren përfshirë sektorin e ujitjes. Kjo ndihmon në pavarësinë dhe qëndrueshmërinë e sektorit të bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave u shpreh se ky projekt do të investojë në zhvillimin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes së tokës bujqësore, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit të çdo fermeri në vend.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post David Geer për M-NAV: Emërimet me meritë, jo partiake
Next post Anti-bixhozi: Mos e bllokoni Ligjin për Lojërat e Fatit në Komisionin për Çështje Europiane