Banesat e Mijallkovit i bleu djali i tij me kompaninë “Best Way Investment”
Kompania e Jordan Mijalkov, “Best Way Investment”, është pronari i ri i tre banesave dhe një garazhi në Vodno, të konfiskuara nga babai i tij, ish-drejtori i UBK-së, Sasho Mijalkov, në rastin “Imperia”,.
Kjo pronë është shitur në muajin nëntor në një ankand publik përmes Agjencisë së Menaxhimit të Pronave të Sekuestruara, transmeton portali lideri.mk, nga ku kanë mbajtur një konferencë për shtyp para shitjes, ku janë ankuar se janë kërcënuar nga pronarët e pronës gjatë tentativave për shitje.
Sipas të dhënave të Agjencisë për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara, të cilat janë kërkuar nga BIRN, dy banesat elitare në rrugën Slavejko Arsov prej 73 metrash katrorë janë shitur për 102.000 euro, ajo prej 78 metra katrorë për 107.000 euro, ndërsa për garazhin prej tridhjetë metrash katrorë, kompania e Mijalkovit ka paguar 20 mijë euro.
Ky çmim, i cili u arrit në ankandin publik, është vetëm disa qindra euro më i lartë se ai që ishte vlerësuar fillimisht nga Byroja e Ekspertizës Mjeko-Ligjore. Ndërrimi i pronësisë tashmë është bërë në Kadastër.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating