Gostivar: Mashtrohet një grua, bleu banesë nga personi që nuk ishte pronar

Read Time:41 Second

Një grua nga Gostivari ka denoncuar në polici se është mashtruar nga një person, pasi i njëjti i ka shitur banesën që nuk ka qenë e tij.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“41-vjeçarja nga Gostivari, dje (11-janar) në orën 12.00 në SPB Tetovë ka raportuar se nga A.S. nga Gostivari ka blerë një banesë dydhomëshe, pas së cilës prej tij i ka marrë çelësat e banesës, i ka paguar shumën e kontraktuar, por pas një kohe te raportuesja kanë ardhur disa persona të tjerë dhe i kanë thënë se banesa nuk është pronë e personit që më parë ia kishte shitur asaj, kështu që ajo e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post SPB-Tetovë: Arrestohen katër persona, dyshohet se janë të përfshirë në përleshjen e djeshme
Next post Mbrëmë është ndjerë tërmet në Maqedoninë e Veriut