Alarmante, 1166 raste të dhunës në familje në vitin 2023

Read Time:55 Second

Nga janari deri në shtator të vitit 2023 janë regjistruar 1.166 raste të dhunës në familje. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska tha se krahasuar me vitet paraprake, në rastet e vitit të kaluar ka dominuar dhuna psikike kundrejt asaj fizike dhe numri më i madh i viktimave kanë qenë gra. Sipas Trençevskës, dhuna psikike është vështirë e dallueshme. Trençevska tha se pjesa e dhunës psikologjike ka të bëj me ofendimin nga vet prindërit ndaj fëmijëve, apo mes vet çiftit dhe e gjithë kjo lë gjurmë të thella në psikikën e njeriut.

“Pjesa më e madhe, përkatësisht 708 raste kanë paraqitur dhunë psikike krahasuar me vitet paraprake ku lloji më i shpeshtë i dhunës ishte dhuna fizike. Tashmë është psikologjike që vështirë vërtetohet, nuk ka shenja dalluese përveç rënies së shëndetit mental dhe psikik të qytetarëve. Në këtë numër bëjnë pjesë edhe burrat por është e ulur përqindja e rasteve të paraqitura nga burrat. Këto të fundit në të shumtën e rasteve janë prindër, viktima të dhunës nga fëmijët e tyre”, tha Jovanka Trençevska, minister e Punës dhe Politikës Sociale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Shkupi vazhdon te jetë në mesin e qyteteve më të ndotura në Evropë
Next post Vitin e kaluar Maqedonia përfitoi 87 milionë euro nga sigurimi i automjeteve, 21 milionë euro nga kartoni i gjelbër